Saranda nga sot në 13:00 deri të hënën në 05:00 në karantinë
Nga sot, e shtunë në orën 13:00 deri të hënën në orën 05:00 të mëngjesit, gjithçka do të jetë e mbyllur, njëjtë si në dy fundjavat e shkuara resht.
Kryeministri Edi Rama e ka dhënë këtë njoftim në rrjetin social Facebook, duke thënë se në këtë orar, nga e shtuna dhe gjatë gjithë ditës së dielë deri të hënën në mëngjes, do të jenë të gjithë në shtëpi.
Nuk do të lejohet qarkullimi as i automjeteve, as i këmbësorëve, përvec atyre të forcave të rendit dhe të ushtrisë, transportit të mallrave dhe kompanive mediatike.