Lajm i mirë! 10 pacientë të tjerë fituan sot betejën me COVID-19

Bilanci i të shëruarve nga koronavirusi në Shqipëri është optimist!

Ditën e sotme kanë fituar betejën me këtë virus të padukshëm 10 pacientë, duke e çuar numrin total të tyre në 99.

“Lajm i mirë: 10 të shëruar sot”, shkruan Rama në një postim të para pak minutave në Facebook.

Deri tani, Shqipëria numëron 304 raste me COVID-19 dhe 17 viktima.