Rama: Ne po e fitojnë betejën në frontin e shëndetësisë, ne do ta fitojmë dhe betejën e ekonomisë
Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria po e fiton betejën në frontin e shëndetësisë, si dhe do ne ta fitojmë dhe betejën e ekonomisë.
“Është normale që sot duke mos e përjetuar tragjedinë po jetojmë stresin, pasigurinë, ankthin e dëmit mbi ekonomitë familjare por anormale që dënglat i dëgjon nga njerëz me mikrofon para, kamera, një zë që shkon përtej zërit të njeriut të zakonshëm në një koment në Facebook, ai që prezumohet të jetë një zë që flet në emër të disave.
Projeksionet e publikuara në ekrane që s’kishin lidhje me qeverinë flisnin që ne mund të kishim 18 mijë të vdekur, ndërsa projeksionet tona sikur masat të mos ishin imponuar dhe respektuar flisnin për 2 mijë e 800 të vdekur.
Ky është fakt, qeveritë vlerësohen për atë që bëjnë dhe për atë që ndalojën të ndodhë. Nuk ka asnjë argument dhe asnjë arsye mbi baza të qëndrueshme logjike të mohojë faktin se sot Shqipëria ia ka dalë fazës së parë të përballjes me këtë armik të padukshëm, natyrisht në kushtet e stresit dhe mungesës së durimit, apo vullnetit për tu informuar drejt.
Ka hapësirë këtu edhe për fantazi për një komplot të madh botëror, e vërteta është se ne jemi këtu bashkë me gjithë botën dhe jo vetëm, se të ishte një gjë që ndodh vetëm këtu kushedi ca do kishim dëgjuar.
E dëgjojmë cdo ditë se edhe vendet më të zhvilluara janë në konfuzion, edhe OBSH është shfaqur më shumë se njëherë kontradiktore me vetëveten me një përballje që na ka gjetur në vështirësi
“Ne po e fitojmë betejën në frontin e shëndetësisë, dhe ne do ta fitojmë edhe betejën në frontin e ekonomisë, natyrisht me stres, sakrifica dhe durim, por do t’i fitojmë të dyja betejat.
Nuk mund të lejojmë që për hir të pasojave në formën e stresit që krijon një situatë, ku nga njëra anë njerëzit nuk janë të tkurrur siç ishin në fillim nga shfaqja konkrete e rrezikut se nuk shikojnë fatmirësisht se vdesin dhjetëra në ditë, dhe nga ana tjetër ku njerëzit i japin fantazisë dhe ankesave një vrull të mirëkuptueshëm.
Që t’i fitojmë të dyja betejat duhet të vazhdojmë të luftojmë. Është e kuptueshme që gjithë fokusi të spostohet drejt ekonomisë kur nuk ka lajme të zeza nga shëndetësia.
Por nga ana tjetër, është e pafalshme për ne, që t’i nënshtrohemi këtij presioni që vjen nga nevojë dhe që artikulohet si nxitje për lirinë, demokracinë, për të drejtat e njeriut, për t’u hapur, të dalë, për të punuar, se do të ishte ekzaktësisht, të hidhnim në lumë gjithçka kemi bërë deri tani dhe t’i hapnim shtegun që deri tani nuk e ka gjetur pikërisht se kemi bërë këto gjëra”, tha Rama.”,– tha Rama.