Përmet dhe Këlcyrë, polica jep ndihma për familjet në nevojë
Solidariteti rrit shpresën dhe besimin.
Përtej angazhimit 24 orë në përmbushjen e detyrave, si dhe në monitorimin e masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19, efektivët e Komisariatit të Policisë Përmet dhe të Stacionit të Policisë Këlcyrë, në shenjë solidariteti kanë blerë ushqime me të hollat e tyre, duke bërë 20 paketa ushqimore për disa prej familjeve që kanë pjesëtarë me aftësi të kufizuara dhe për të moshuar që jetojnë vetëm në Përmet dhe 15 paketa ushqimore për në Këlcyrë.
Punonjësit e Policisë kanë shpërndarë këto paketa, duke përcjellë mesazhin që të moshuarit të qëndrojnë në banesë, pasi janë shtresa më e rrezikur dhe se ata s’do jenë asnjëherë vetëm.
Familjarët, të cilëve punonjësit e Policisë iu dhuruan paketat ushqimore, kanë falënderuar Policinë për këtë gjest human dhe kanë vlerësuar përkushtimin e Policisë në këto javë të vështira që po kalon vendi.
Përmet ????♂????♀????Solidariteti rrit shpresën dhe besimin.Përtej angazhimit 24 orë në përmbushjen e detyrave, si dhe në…
Posted by Policia e Shtetit on Sunday, 12 April 2020