FOTOT/ Detaje nga shëtitorja në Sarandë: Ja ku janë përqëndruar punimet

Shëtitorja “Naim Frashëri” në Sarandë po hedh shtat çdo ditë!

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka publikuar disa detaje nga ecuria e punimeve.

Aktualisht punimet janë përqendruar në shtrimin me pllaka guri, veshje me pllaka betoni të mureve ekzistues si dhe janë drejt përfundimit ndërtimi i infrastrukturës nëntokësore dhe rrjetit elektrik.

Kjo verë do e gjëjë qytetin e Sarandës me një shëtitore të re e cila pritet të ketë një impakt me rëndësi turistike dhe ekonomike për këtë qytet.