DETAJET/ Ky është 33-vjeçari nga Saranda që u gjet i pajetë në banesë

Pak më parë u regjistrua një ngjarje e rëndë në lagjen nr. 3 në Sarandë, ku një 33-vjeçar me iniciale R.M. u gjet i pajetë në banesën e tij nga familjarët, i shtrirë në shtratin e vet dhe pa shenja dhune.

Ndërkohë, tashmë janë publikuar disa detaje të reja në lidhje me ngjarjen në fjalë, ku burime bëjnë me dije se i riu ka disa precedentë të mëparshëm penalë.

Viktima është transportuar drejt morgut të spitalit “Petro Nako” të Sarandës ku do t’i nënshtrohet autopsisë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/ Informacion paraprak. Sot, rreth orës 14:30, në lagjen nr.4, Sarandë, është gjetur në banesë nga familjarët, pa shenja jete shtetasi R. M., 33 vjeç, i cili nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Nga kqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.