Nga Saranda për paketën e parë ekonomike përfituan ndihmë financiare 804 subjekte

Ndihmë financiare për paketën e parë ekonomike, deri më datën 17 prill 2020, në Sarandë kanë përfituar 804 subjekte si dhe 1118 punonjës.

Sipas vendimit kjo ndihmë është përfituar nga ato subjekte me qarkullim nga 0 deri në 14 milionë lekë dhe me aktivitete si bare, restorante, parukeri, taksi, sherbim transporti, arsimi parashkollor, palestra e të tjera…

Ndërkohë janë bërë publike nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, të dhëna që duhen ditur për të gjithë ata persona, që janë të interesuar sesi duhet që të aplikojnë, për të përfituar nga paketa e dytë e ndihmës ekonomike të qeverisë me 40 mijë lekë, pasi janë goditur nga pandemia e Covid-19.