Kryeministri grek telefonon Ramën, flitet për hapjen e kufijve

Një nga pyetjet më të shpeshta në këtë kohë të pandemisë së Covid-19, është edhe lëvizja e lirë pra hapja e kufijve, të cilat janë mbyllur si masë e fortë ndaj virusit vdekjeprurës.

Lidhur me këtë situatë, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis këtë të mërkurë ka patur një bisedë telefonike me kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Ata shkruajnë se dy kryeministrat kanë diskutuar rreth masave të marra dhe ecurinë në dy vendet respektove për koronavirusin.

Pjesë e bisedës ka qenë edhe diskutimi për politikën e daljes për heqjen graduale të masave kufizuese dhe rivendosjen e lidhjes midis dy vendeve fqinje.

Zyrtarë të qeverisë shqiptarë më herët kanë deklaruar se në fundjavë mund të ketë një liberalizim të rregullave dhe fillim të lëvizjeve të kufizuara sidomos me Italinë e Greqinë