“Në plazh me pasaportë shëndetësore”, Pipero zbulon si do bëhen pushimet këtë vit

Mjeku Pëllumb Pipero, në një lidhje me “Repolitix”, është shprehur optimist se shqiptarët do të mund ti shijojnë plazhet edhe këtë vit, pavarësisht situatës.

Por mjeku u kujdes të theksonte se duhet pasur kujdes dhe ne respektimin e disa protokolleve që do të vendosen për të parandaluar rrezikun e krijimit të vatrave të reja me koronavirus.

Jam optimist se do të jemi të lirshëm për të shijuar pushimet, nuk e di sa do hapen kufijtë pasi kjo nuk varet vetëm nga ne, por turizmi vendas do të jetë maksimalisht i angazhuar duke ruajtur disa norma të rëndësishme të shmangies apo kujdesit për të mos lejuar përhapjen e virusit.

Ndoshta mund të lind nevoja e një pasaporte shëndetësore, por kam bindjen se plazhet tona ne do t’i shijojmë këtë vit duke pasur pak më shumë kujdes”, tha Pipero.