“Duke zbritur Llogaranë”, gruaja e Bashës bëhet nostalgjike

Këtë të enjte Aurela Basha, gruaja e kreut të Partisë Demokratike po ndihet nostalgjike.

Ajo ka publikuar me mëngjes një foto të veçantë ku shihet krah bashkëshortit të saj Lulzim Bashës, kur ishin të rinj.

“Duke zbritur Llogoranë me Lulzim Bashën vite më parë.”– shkruan ajo krahas fotos.

Ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim më parë, në këtë foto Basha nuk shfaqet me kostum e me kollare, por krejtësisht sportiv.

Zonja Basha herë pas here ka filluar të publikojë foto të vjetra të çiftit, të cilat tërheqin mjaft vëmendje.

Lulzim dhe Aurela Basha kanë 15 vite të martuar dhe janë prindër të dy vajzave, Dafina dhe Viktoria.