Kur mbaron izolimi? Rama: Nuk do të jetë një ditë Çlirimi, por një periudhë tranzitore!
Kryeministri Edi Rama duke folur për situatën me koronavirusin u shpreh se nuk ka një datë fikse për të dalë nga izolimi.
“Maji do jetë muaji ku do shtrëngohen masat për shkelësit. Kjo bëhet për të dhënë një mesazh të qartë se do hapemi por nuk do luajmë. Shifrat deri sot janë inkurajuese dhe nuk mund të hapim menjëherë restorantet dhe baret, por po punojmë për këtë” – tha Rama.
I pyetur se a ka një datë kur fillon hapja, Rama tha: “Hapja nuk do jetë si një ditë çlirimi, do jetë një periudhë tranzitore dhe do bashkëjetojmë me armikun. Mund të zgjasi 2, 3, 5 , 10 muaj dhe kjo mund të zgjasi edhe me vite”.
“A do shkojmë në plazh? Shpresoj që do shkojmë por nuk do jetë sikurse jemi mësuar të shkojmë” – shtoi shefi i qeverisë.