Koronavirusi në Shqipëri, shërohen 17 persona në 24 orët e fundit
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka bërë të ditur se janë shëruar edhe 17 persona në 24 orët e fundit nga koronavirusi.
Tashmë, këta të shëruar edhe pse kanë rezultuar në 2 teste negativë, do të vijojnë të qëndrojnë edhe 14 ditë në karantinë.
Deri tani janë shëruar 182 persona.
Në total, në Shqipëri janë prekur 409 persona, nga të cilët 23 kanë ndërruar jetë.