Kapet 72-vjeçari në Sarandë, kryente marrëdhënie seksuale me një adoleshente

Një i moshuar është ndaluar nga policia në Sarandë, pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një adoleshente 17-vjeçare.

Specialistët për Hetimin e  Krimit në Komisariatit të Policisë Sarandë, bënë ndalimin e shtetasit B.T, 72 vjeç,  lindur e banues në Sarandë.

“Ndalimi  i tij u bë pasi, ky shtetas në kohë të ndryshme  ka kryer marrëdhënie seksuale  me një 17 vjeçare  nga qytetit i Sarandës. Policia e Sarandës  pas informacionit të marrë ka  bërë shoqërimin dhe ndalimin e menjëhershëm të këtij shtetasi i cili ka pranuar kryerjen e veprës penale”,thuhet në njoftimin e policisë.

Nën drejtimin e Prokurisë vijon puna për hetimin dhe nxjerrjen e urdhrave të tjerë të ndalimit të implikuar në këtë vepër penale.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme  veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë  me të mitur”