“Ka dyqane që nesër mund të shkelin ligjin”, paralajmërimi i Ramës: Pas 27 prillit mund të hapim edhe…
Pak orë para hapjes për disa biznese, kryeministri Edi Rama ka lëshuar një paralajmërim në rrjetet sociale. Ai shkruan se disa biznese joushqimore kanë nxituar duke njoftuar nisjen e aktivitetit.
Rama shkuan se bizneset duhet të verifikojnë nëse janë në listën e hapjes për këtë javë, përmes portalit e-Albania.
Ndërkohë, shefi i qeverisë thotë se një bllok tjetër subjektesh mund të lejohet të hapen pas datës 27 Prill.
Postimi i plotë i Edi Ramës:
???? KUJDES!
???? KONSTATOJMË SE KA DYQANE JOUSHQIMORE QË LAJMËROJNË HAPJE PËR NESËR! HAP I NXITUAR NË KUNDËRSHTIM ME LIGJIN ÇDO HAPJE E PAMIRATUAR NGA MINISTRIA E SHËNDETËSISË!
???? BIZNESET E LEJUARA, NË BAZË TË URDHËRIT TË MINISTRES SË SHËNDETËSISË PËR JAVËN E ARDHSHME (20-26 PRILL), JANË TË PUBLIKUARA NË PORTALIN E-ALBANIA, SË BASHKU ME PROTOKOLLET PËRKATËSE TË SIGURISË SHËNDETËSORE.
???? HAPJA E ÇDO AKTIVITETI TJETËR JASHTË ASAJ LISTE TË MIRATUAR ËSHTË E KUNDËRLIGJSHME. E-ALBANIA DO TË KETË GATI NGA SOT NË MBRËMJE EDHE LEJEN PËR USHTRIM AKTIVITETI NË BAZË TË LISTËS SË MIRATUAR, TË CILËN ÇDO BIZNES DUHET TA DISPONOJË NGA E MARTA E TUTJE PËR USHTRIMIN E VEPRIMTARISË SË VET.
???? JU LUTEM VERIFIKONI në faqen e e-albania nëse biznesi juaj mund të hapet nesër
*duke parë ecurinë e përballjes me Armikun e Padukshëm, do të vendoset dhe lajmërohet në ditët në vijim hapja e mundshme e një blloku tjetër biznesesh gjatë javës së mëpastajme (27 PRILL – 3 MAJ)