Itali, ulet bilanci i viktimave në 24 orë
Në Itali, gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar 420 viktima nga koronavirusi.
Dje, bilanci ishte 464 viktima.
Ndërkohë, rastet e reja janë 3021.
Numri i të shëruarve është rritur me 2922 persona më shumë se një ditë më parë e numri i përgjithshëm i tyre është 60,498.
Në repartet e terapisë intensive janë regjistruar 94 pacientë më pak dhe numri i tyre ka zbritur në 2173.