Gjykata e Apelit në Gjirokastër lë të paprekur vendimin për Henri Çilin
Pronari i Universitetit Europian të Tiranës njëherësh botuesi i disa mediave në Shqipëri Henri Çili, do vijojë të qëndrojë i lirë nën masën e sigurimit detyrim paraqitje.
Ky ka qenë sot vendimi i gjykatës së Apelit Gjirokastër, e cila urdhëroi të lerë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, që caktoi se Henri Çili duhet të hetohet dhe gjykohet në gjendje të lirë.
Gjykata ndryshe ka vendosur për kunatin e Henri Çilit, Gazmir Ajdini, ndaj të cilit është lënë në fuqi masa e “Arrestit me burg”. Për të gjithë personat e tjerë gjykata e Apelit Gjirokastër ka lënë të paprekur vendimin e gjykatës së Përmetit.
Si pasojë e situatës nga virusi pandemik COVID-19, seancat për çdo të arrestuar gjatë operacionit “Mezhgorani”, janë zhvilluar individualisht dhe jo në grup çka ka vonuar procesin gjyqësor, për gjatë gjithë ditës së sotme në Gjirokastër.
13 prej të arrestuarve ishin të pranishëm në seancë, ndërsa pjesa tjetër u përfaqësuan nga avokatët mbrojtës.
Personat me masën “Arrest me burg”
Amarildo Aliko
Eraldjan Hodo
Gazmir Ajdini
Xhevair Sejati
Neuland Miçi
Skënder Toskab
Armando Hajdinaj
Sidi Ramaj
Erment Beqaraj
Askerd Malke
Elidon Alikollari
Ervin Çela
Antonio Hasa
Adriatik Brakaj
Aristidh Çoli
Klea Pëllumbi
Kladi Dervishi
Detyrim paraqitje:
Henri Çili
Shpresa Gjocaj
Liko Jazi
Renato Toska
Kejsi Meço
Edmond Xaka
Kristina Bashi
Lisandër Alikollari
Entilon Kamberaj
Abaz Dani (Mesi)
Daniel Yzeiraj
Seit Fishta
Betim Shkupi
Arrest shtëpie:
Ilir Korbi
Besnik Fishta