Gjirokastër, dalin përgjigjet e analizave për 22 persona

Nga Gjirokastra vijon të ketë lajme të mira përsa i përket pandemisë.

Kanë dalë përgjigjet e 22 mostrave të marra për emigrantët që po karantinohen në disa hotele.

Fatmirësisht ato kanë dalë negative, pra s’janë të infektuar me Covid-19.

Njësia e Kujdesit Shëndetësor Gjirokastër ka siguruar përmes mjekëve të familjes shërbim nëpër hotelet ku do të qëndrojnë për 14 ditë personat e kthyer nga Greqia.

Në rang qarku janë 47 persona.