FOTOT/ “Dhërmiu, vendi më i bukur në botë”
Nga Aleksander Cipa
Ne te gjitha oret e dite-nates se çdo viti ky vend eshte konkurues me me te bukuren. Nuk eshte e njejte bukuria e tij, ai mbetet perhere Dhermi.
Bukuria e tij eshte ne levizje, aspak e ndenjur, por e fresket e befasuese kurdo here qe e sheh dhe sa here qe e sheh.
Eshte ne bukurine qe edhe pasi e ke pare pambarimisht, serish mos pretendo se e ke sosur shikimin e bukurise per Dhermiun.
Dua ta shoh e ta shoh e ta shoh kete bukuri te parreshtur te visit tim, te Dhermiut tone, ne prehrin e ashper te Akrokerauneve dhe ndane buzes se Jonit te mbetur ” nen kembe” te bukurise sone.
Aq gjate ka qendruar deti nen kembet e visit tone sa perjetesisht eshte bere hise e madhe e bukurise se kesaj Toke me emrin Malet e Vetetimes.