Muaji Ramazanit, Adrian Gurma mesazh urimi për besimtarët myslimanë

Kryebashkiaku i Sarandës, Adrian Gurma, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e muajit të Ramazanit.

Në një postim në rrjetin e tij social facebook Gurma shkruan:

“Agjërim të mbarë,të lehtë e të pranuar për besimtarët myslimanë në muajin e shenjtë të Ramazanit,muajin e mëshirës,të faljes e të ndihmës vllazërore që më shumë se kurrë marrin kuptim në këtë situatë jo të zakonshme që po kalojmë”, nënvizon Adrian Gurma. /Sarandanews.com/