COVID-19 nuk “ndal” IKMT-n, prishen disa objekte në Sarandë
Koronavirusi nuk ka ndalur aksionet e Inspektoratit Vendor i Mbrojtjes së Territorit.
IKMT ka shembur ditën e sotme në Sarandë disa ndërtesa pa leje.
Aksioni nuk është shoqëruar me përplasje mes pronarëve dhe punonjësve të këtij institucioni, siç në të shumtët e rasteve ka ndodhur.
Mes objekteve të shembur është edhe një kioskë.
Ajo ka qenë me leje, por që nuk ishte rifreskuar këtë vit.