Basha: Protestat, e vetmja rrugë për rikthimin në normalitet
Kreu i opozitës Lulzim Basha në një intervistë në “ABC e Mëngjesit”, ka folur për menaxhimin e situatës së COVID-19 në vend.
I pyetur nëse opozita do ti rikthehet preotestave pas qetësimit të situatës nga koronavirusi, Basha tha se kjo është e vetmja rrugë për rikthimin në normalitet
Basha u shpreh se ka shumë fjalë, por nuk shihen veprime konkrete të qeverisë pasi sipas tij sipërmarrja shqiptare dhe shumë familje shqiptare janë në ditën e tyre më të zezë.
“Ka vende në rajon që kanë ecur shumë mirë duke u përqendruar të testimet dhe duke u fokusuar te pasojat ekonomike. Opozita që në fillim ka dhënë alarmin.
Ekonomia duhet të mbështetet që do të thotë që ti kthehen subvencionet e pagave. Biznesi, ekonomia është dëmtuar për shkak të masave të marra nga qeveria.
Kemi insistuar që burimet e buxhetit të shtetit të mbështesin biznesin. Rënia e konsumit do të na sjellë një dëm shumë të madh. Qeveria duhet të braktisë çdo shpenzim të panevojshëm, të heqë dorë ngaq shpenzimet e luksit”, tha Basha.
Gjithashtu ai theksoi se Kruja po kthehet tashmë në një vatër infeksioni dhe se duhet të tregohet më shumë vëmendje ndaj fasoneri, qeveria sipas tij nuk i ka mbështetur ekonomikisht.
“Ekonomia duhet të mbështetet që do të thotë që ti kthehen subvencionet e pagave. Biznesi ekonomia është dëmtuar për shkak të masave të marra nga qeveria. Kemi insistuar që burimet e buxhetit të shtetit të mbështesin biznesin. Rënia konsumit do të na sjellë një dëm shumë të madh. Qeveria duhet të braktisë çdo shpenzim të panevojshëm”, tha Basha.