A do të dilte në debat televiziv me Ramën? Basha flet për herë të parë: Nuk duhet spektakël…

Lulzim Basha ka folur për herë të parë mbi mundësinë e një debate televiziv mes tij dhe Edi Ramës.

Deklarimet erdhën mbrëmjen e së premtes në studion e emisionit “Java në RTSH” ku kryetari i Partisë Demokratike ishte në një lidhje direkte.

I pyetur nga analisti Lorenc Vangjeli, nëse do të ishte i gatshëm që të përballej në një studio të moderuar nga ai dhe kolegu Preç Zogaj, Basha tha:

“Unë kam që në vitin 2011 që e ftoj për debat dhe ju e dini që ai ka refuzuar.

Megjithatë kur të vijë dita çdokush do të mbajë përgjegjësi.

Në këtë situatë do të preferoja që në vend të një spektakli, energjia e kryeministrit të përdoret për nevojat e vendit” – u shpreh kreu i PD.