25 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri

25 raste të reja me koronavirus janë identifikuar gjatë 24 orëve të fundit nga 242 testime të kryera duke e çuar në 609 numrin e të infektuarve nga  6017 teste që janë kryer në total.

Sot është dita e parë që nga fillimi i epidemisë që Tirana nuk ka rast të ri. Por harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Kurbin, Krujë. Nga gjurmimi epidemiologji në Krujë, ku ka shpërthyer vatra më e rrezikshme e përhapjes së COVID-19 në një fasoneri fabrikë këpucësh, ku kanë rezultuar pozitivë 17 persona dhe në Kurbin janë 8 raste të reja.

Gjatë 24 orëve të fundit, 18 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 345.  Aktualisht në vendin tonë janë 238 persona të infektuar aktivë, ku prej më shumë se një jave vijon tendenca ku numri i të shëruarve është më i lartë.

Deri sot, 26 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 32 të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive.
Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive në gjendje të rënduar, ndërsa 3 pacientë janë në pavion.
Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 40 pacientë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive:

– Tiranë            253 raste
– Durrës            42 raste
– Lushnje          6 raste
– Elbasan          16 raste
– Fier                 36 raste
– Kavajë            9 raste
– Rrogozhinë     4 raste
– Korçë             19 raste
– Vlorë              5 raste
– Shkodër          99 raste
– Lezhë             14 raste
– Berat              2 raste
– Has                13 raste
– Krujë              40 raste
-Tropojë           4 raste
– Pukë               5 raste
– Mirditë           3 raste
– Kukës           11 rast
-Mallakastër     1 raste
– Kurbin           27 raste

“Pavarësisht luhatjesve në numrat ditorë të zbulimit të bartësve të virusit apo të sëmurëve prej tij, situata është e kontrolluar. Treguesi i vërtetë është numri i të shtruarve në spitale, që vazhdon të mbetet në shifra të qëndrueshme. Në mënyrë që situata të vazhdojë të jetë e kontrolluar, është e rëndësishme që qytetarët të respektojnë masat e distancimit fizik, si e vetmja mënyrë e kufizimit të përhapjes së infeksionit. Këto masa duhet të respektohen makimalisht edhe brenda rretheve familjare, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye. Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40“, tha drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico.