Vlorë, miratohet projekti për vazhdimin e rrugës Transballkanike në drejtim të portit

Kryetari Bashkisë Vlorë, Dritan Leli, gjatë mbledhjes së Këshillit Drejtues të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, konfirmoi miratimin e projektit për vazhdimin e rrugës Transballkanike në drejtim të portit të Vlorës.

“Sot, në mbledhjen e Këshillit Drejtues të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, morën vendime që rinkonfirmojnë mbështetjen e madhe të Qeverisë Shqiptare dhe kryeministrit Rama me miratimin e disa projekteve të rëndësishme për zhvillimin kombëtar dhe rajonal.

Për Vlorën, u firmos projekti për vazhdimin e rrugës Transballkanike në drejtim të portit të Vlorës, e cila do të bëjë që të kemi një akses dinjitoz për hyrjen në port”, shkruan Leli. /Sarandanews/