VIDEO/ Të moshuarit në Vlorë të pabindur, policët ndërhyjnë që ata të shpërndahen

Në Vlorë këtë fillim jave sërish të moshuarit duken të pabindur.

Ata kanë dalë nëpër rrugë dhe janë grumbulluar në lulishte. U desh ndërhyrja e policisë që ti shpërndajë.

Gazetari Elton Nika raporton për ABC News se punonjësit policisë kanë ndërhyrë në grumbujt e personave që nddheshin në lulishte duke i këshilluar që të largoheshin dhe të qëndronin në shtëpi në të mirë të shëndetit të tyre dhe të të tjerëve.

Ndër të tjera gazetari i abcnews.al bën me dije se mbrëmjen e së dielës numri i personave ka qenë një natë e qetë në urgjencë.

Sipas tij kanë qenë 10 monstra që janë dërguar në Tiranë ku fatmirësisht kanë rezultuar negativë. Deri më tani asnjë rast nuk është shënuar asnjë rast me koronavirus.