I paprekur nga koronavirusI, spitali i Sarandës mbetet në gatishmëri të plotë

Saranda fatmirsisht është e paprekur nga koronavirusi, ndërsa në gjithë Shqipërinë numëri i të prekurve deri më tani ka shkuar në 51.

Në spitalin e qytetit i gjithë stafi është në gatishmëri për çdo rast që mund të paraqitet si i dyshuar me COVID-19

Spitali i Sarandës ka gjithësej 5 aparatura respiratore, që shërbejnë për frymëmarrjen artificiale. /Sarandanews/