VIDEO/ Saranda jep shembullin pozitiv dhe në mbrëmje, qytetarët qëndrojnë në shtëpi

Qytetarët e Sarandës, vijojnë të japin një shembull pozitiv në këto ditë të vështira në luftën kundër COVID-19.

Në një vëzhgim gjatë mbrëmjes së sotme, rrugët e qytetit kanë qënë të gjitha të boshatisura, me qytetarët të cilët kanë respektuar urdhërin duke qëndruar që të gjithë në shtëpi.

Një verpim fantastik ky nga qytetarët sarandiot, të cilët me qëndrimin në shtëpi, mbrojnë veten e tyre.

Saranda nuk ka asnjë rast me koronavirus, ndërkohë që institucionet vendore i kamë marrë të gjitha masat për çdo rast që mund të paraqiter. /Sarandanews/

???? #Saranda sot në mbrëmje ????????#rrinështëpi #bashkëiadalim #COVID-19

Posted by Sarandanews.com on Monday, March 23, 2020