VIDEO/ Rama debaton me qytetaren sarandiote që i kërkon punë: Jemi në luftë!

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur një formë të re komunikimi me qytetarët, në platformën “shqipëriaqëduam.al”.

Shefi i qeverisë ka zgjedhur të telefonojë qytetarët, duke iu dhënë zgjidhje direkt, ose brenda 24 oresh, sic premton ai.

Në një nga telefonatat, Rama ka biseduar me një qytetare nga Saranda, e cila kishte aplikuar për punë tek tatimet dhe aplikimi i saj nuk ishte marrë parasysh.

Kryeministri i ka bërë të ditur se vendi tashmë ndodhet në luftë dhe kërkesa e saj do të shqyrtohet kur të mbarojë kjo luftë.

Biseda e Ramës me qytetaren nga Saranda në minutën 21:40. /Sarandanews/

???? www.shqiperiaqeduam.al ME NJË KANAL KOMUNIKIMI URGJENT PËR HALLET E LUFTËS NË FAMILJET TUAJA ???? SHKRUANI DHE LINI KONTAKTIN TUAJ TELEFONIK TEK shqipëriaqëduam.al (jo në facebook) ???? BRENDA 24 ORËSH JU KTHEJMË PËRGJIGJE, FALË NJË SKUADRE SPECIALE NË SHËRBIMIN TUAJ#njëAtdhe ???????? #njëFamilje

Posted by Edi Rama on Wednesday, March 25, 2020