Bie qeveria e Albin Kurtit

Vetëm 51 ditë kryeministër! Kuvendi i Kosovës ka rrëzuar qeverinë e drejtuar nga Albin Kurti pas mocionit të mosbesimit të iniciuar nga LDK-ja.

Me 82 vota pro, 32 kundër dhe 1 abstenim Kuvendi i Kosovës rrëzoi qeverinë. Albin Kurti drejtoi ekzekutivin e vendit për vetëm 51 ditë, duke qenë kjo Qeveria më jetëshkurtër ndonjëherë në Kosovë.

Mocionin për rrëzimin e Kurtit e nisi Lidhja Demokratike e Kosovës me argumentin se shkarkoi pa paralajmërim ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliu.