VIDEO/ Qetsia pushton Sarandën, rrugët, baret dhe restorantet të boshatisura

Sot është dita e tretë e shtetrrethimit një vendim i marrë për të parandaluar një bilanc më të rënduar të personave të infektuar.

Në Sarandë, qytetarët e kanë respektuar këtë urdhër të vendosur nga qeveria në luftën kundër COVID-19.

Në një vëzhgim të kryer nga Sarandanews.com, rrugët kryesore të qytetit bregdetar janë të boshatisura.

Edhe baret bashkë me restorantet janë të mbyllura deri në një urdhër të dytë të qeverisë.

Kryetari i Bashkisë Adrian Gurma, i ka falenderuar të gjithë bizneset dhe qytetarët që kanë respektuar masat e marra.

Deri më tani Saranda është e paprekur nga koronavirusi, ndërsa numëri në total në Shqipëri ka shkuar në 43 të prekur. /Sarandanews/

Qetsia ka pushtuar #Sarandën. Rrugët, baret dhe restorantet të boshatisura #Sarandanews

Posted by Sarandanews.com on Sunday, March 15, 2020