VIDEO/ Flet e infektuara me koronavirus: Qëndroni brenda, unë tani po vuaj pasojat

Kryeministri Edi Rama ka publikuar video-mesazhin e një vajze të infektuar me koronavirus. Ja cfarë shkruan Kryeministri në Facebook

Ti zemër do ia dalësh padiskutim dhe unë jam me ty, të gjithëve ne jemi me ty, deri kur të shërohesh plotësisht!

Por ti meriton edhe një falenderim të megjithëzemërt, për fjalët e thjeshta, të vërteta, të ndjera, që ke ndarë me të gjithë ne, sot kur të gjithë kanë nevojë të dëgjojnë dhe disa prej nesh, kanë akoma nevojë të kuptojnë që jemi në një luftë botërore për jetën, jo në një lojë kukamçefthi ku kemi të drejtën të mërzitemi e të ankohemi pse po kufizojmë skajshmërisht lirinë tonë!

Ti nuk ke nevojë për kurajo, sepse dalja jote publikisht tregon se kurajon e ke të jashtëzakonshme, kështu që unë nuk mund të të jap kurajo ty, po dua të të falenderoj për kurajon që ti më dhe mua me fuqinë magnetike të brishtësisë tënde???? Përqafime nga larg dhe me patjetër do të takohemi kur të mbarojë lufta.