COVID-19/ Rama e thotë hapur: Nuk zgjedhim dot izolimin si opsion, na sjell dëme në ekonomi

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me mjekët e spitalit Infektiv ka deklaruar se nuk do të ketë sërish izolim për popullatës, për shkak të COVID-19.

Sipas Ramës, edhe nëse ka valë të dytë nga COVID-19 nuk është opsion i vazhdueshëm mbyllja, pasi sjell dëme dhe shkatërrime të tjera ekonomike dhe psikologjike.

Largqoftë të kishte ndodhur kjo disa vite më parë, tek kjo do ishte një katastrofë. Kemi një sfidë të madhe publike. Siç e kanë thënë të gjithë specialistët e shëndetit.

Siç e thonë të tërë sot, kjo betejë nuk zhvillohet vetëm në spital. Çdokush do të bëjë rolin e vet. Ndërkohë që virusi ju e keni thënë, nuk ka ardhur për të ikur as për 3 javë, as për 4 javë as për 4 muaj për një periudhë që askush nuk e di sa do të zgjasë.

Nuk ja bëjmë dot ndryshe. Nuk zgjedhim dot mbylljen dhe izolimin si opsion të vazhdueshëm, sjell dëme dhe shkatërrime të tjera. Jo vetëm në aspektin ekonomik por edhe social.”,  tha Rama.

Rama u shpreh se vaksina do të vijë në Shqipëri, sapo të certifikohet.

“Ne e kemi bërë porosinë. Kemi bërë rezervimin. Sapo të dlaë vaksina, do të vijë në Shqipëri, sepse në kemi bërë rezervimin tonë,”– tha Rama.