Tjetër ditë e rëndë për Italinë, ndërrojnë jetë 651 persona

Kanë dalë para pak çastesh të dhënat e autoriteteve italiane për koronavirusin në këtë vend.

Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 651 persona duke e çuar totalin në 5 476 persona.

Numri i viktimave është pak më i ulët se një ditë më parë kur rastet fatale shkuan në 793.

Deri tani në këtë vend janë 59 138 të prekur nga të cilët 7 024 janë shëruar. Vetëm në 24 orët e fundit janë shëruar mbi 900 persona.