Situata nga koronavirusi: Inxhinieri vlonjat u nda sot nga jeta, ceremonia, në maj

Përhapja e koronavirusit në vendin tonë ka bërë që shumë zakone të ndryshojnë.

Pavarësisht virusit, jeta vazhdon, ka shumë njerëz të cilët kanë sëmundje të tjera dhe të ndryshme që u duhet t’u drejtohen spitaleve apo qendrave shëndetësore dhe kjo gjendje i ka stepur.

Por mbi të gjitha, ajo çka është më e vështirë është vdekja. Nëse vdes sot është e vështirë të të varros dikush!

Miqtë dhe të afërmit nuk mund të jenë bashkë, e për më tepër funeralet kanë minimizuar shërbimin e tyre.

Një njoftim në rrjetin sociale Facebook nga një familjar i të ndierit i cili është ndarë nga jeta sot, na bëri të kuptojmë se në çfarë situate e ka çuar ky virusin vendin, shkruan Dita.

Se sa në siklet janë vendosur familjet, por edhe miqtë edhe të afërmit që nuk mund të jenë pranë të dashurve të tyre në një situatë të vështirë.

Të dashur miq dhe dashamirës të familjes tonë, me hidhërim të thellë ju njoftojmë se si pasoj e një lufte shembullore kundër një sëmundje të rënd e cila e kishte privuar nga ju për kaq shumë kohë, u nda nga jeta Xhaxhai jonë Ing. R. C. Ceremonia në nder të tij do të zhvillohet në muajin Maj pranë Teatrit “Petro Marko”, Vlorë për shkak të situatës aktuale jo te favorshme për raste të tilla“- shkruan A.C, nipi i të ndjerit në profilin e tij në social.

Urojmë që deri në muajin maj, të kemi një tjetër situatë të virusit, duke na çliruar jo vetëm nga karantina, por edhe duke na bërë që t’i çojmë deri në fund nderimet për njerëzit e dashur.