Shërohet pacienti i parë nga Koronavirusi në Shqipëri
Një lajm i mirë konfirmohet nga mediat teksa i referohen burimeve nga Spitali Infektiv i Tiranës.
Top Channel shkruan se pacienti zero që ishte prekur me Koronavirus është shëruar.
Tamponi i parë i pacientit zero ka dalë negativ bëjnë me dije të afërm të tij për Top Channel.
Pas 48 orësh pritet edhe analiza e dytë, ku edhe do të konfirmohet përfundimisht!
Për këtë lajm ka reaguar dhe kryeministri Edi Rama.
???? NJË LAJM I MIRË????????????
????KONTAKTI I PARË I PACIENTIT ZERO QË KUROHET NË SPITALIN INFEKTIV DOLI NEGATIV NË TESTIN E PARE????
???? NËSE EDHE NË TESTIN E DYTË PAS 48 ORËSH KY REZULTAT DO TË KONFIRMOHET, ATËHERË DO TË KEMI TË SHËRUARIN E PARË????
???? TË PRESIM DHE TË LUTEMI QË ZOTI T’U JAPË FORCË TË SËMURËVE DHE HERONJVE ME BLUZA TË BARDHA, NË VIJËN E ZJARRIT ME ARMIKUN????
???? DURIM, BESIM DHE DURIM, DURIM, DURIM!
I LO❤️E YOU