Sarandë: PD nis punën për përzgjedhjen e kandidatëve për Këshillat Bashkiake

E lënë prej kohësh pa përfaqësues të PD ne Keshillat Bashkiake vendimarrese, duket se  tani  kjo Parti edhe në rajonin e Sarandës, po korrigjon “shënjestrën” duke hyrë në një process të ri.

“Nisim punën për programin elektoral dhe përzgjedhjen e kandidatëve për Këshillat Bashkiake, duke kërkuar që të përfshijnë sa më shumë përfaqësues të shquar dhe t’i kthejnë bashkitë në organe të pushetit vendor funksionale.”-thanë burime zyrtare të PD në Sarandë.

Pritet  që në këtë process të zgjedhjes së kanidatëve për Këshillat e ardhshme bashkiake, udhëzimet e Qendrës të fokusohen jo vetëm te individë me nivel, kurajo dhe sa më përfaqësues, por edhe  të përfshijnë kandidate gra dhe vajza  si qytetare të para, zëri i të cilave duhet të dëgjohet më mirë se më parë.