Rritet numri i të infektuarve, shkon në 38 numri i viktimave nga koronavirusi në Greqi

Edhe 6 persona të tjerë kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit në Greqi duke bërë që numri total i viktimave në total të shkojë në 38.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në vendin fqinj, Sotiris Tsiodras.

Sipas asaj që Tsiodras deklaroi, vendi ka konfirmuar 95 raste të reja me Covid-19 duke bërë që numri i përgjithshëm i të infektuarve të shkojë në 1,156.

Raportohet gjithashtu se shumica e rasteve të regjistruara së fundmi janë në Atika.

Nga personat e sëmurë, 69 ndodhen të intubuar në njësitë e kujdesit intensiv.