Policia publikon fotot, kush janë 3 vrasësit e shumëkërkuar

Policia e Shtetit ka publikuar emrat e tre personave të tjerë të rrezikshëm, të shpallur në kërkim për vrasje.

Ky publikim ështe në vazhdën e rifreskimit të listës së përsonave shume të kërkuar të skeduar tashmë nga Policia e Shtetit.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Tre personat e tjerë të kërkuar për vrasje, objekt i punës së Njësisë së Kërkimit.


Dritan(Gramos) Rexhepi

Në datën 6 janar 1999, në Krujë, shtetasi Dritan Rexhepi ka vrarë me armë zjarri shtetasit D. K. dhe R. B. Dritan Rexhepi është dënuar me 25 vjet burg, nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda Tiranë, për veprat penale “Vrasja me dashje për shkak të cilësive të veçanta të viktimës”, “Plagosja e rëndë, me pasojë vdekjen” në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Bledar Mneri

Në datën 30.11.2015, në Tiranë, shtetasi Bledar Mneri ka vrarë shtetasin V. B. Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka vendosur dënimin me 25 vjet burg, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Gazment Nebiu

Ky shtetas ka qenë pjesëtar i bandës së armatosur “Banda e Kakamit” dhe për këtë arsye Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda e ka dënuar me 25 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, “Krijimi i bandës së armatosur”, “Vrasja me paramendim, e kryer në bashkëpunim, në kuadër të bandës së armatosur” (3 herë), “Vjedhja me dhunë, e kryer në bashkëpunim, në kuadër të bandës së armatosur” dhe “Armëmbajtja pa leje, në kuadrin e bandës së armatosur”.