Henri Çili mohon akuzat para Gjykatës së Përmetit: Jam arrestuar pa prova

Botuesi dhe pronari i UET-së, Henri Çili ka mohuar akuzat para gjykatës së Përmetit ku mesditën e sotme u fut me pranga në duar pas arrestimit për gjashtë akuza.

Çili është shprehur para gjyqtarit Dritan Hasani se “Arrestimi im është pa prova”.

Botuesi Henri Çili është mbrojtur nga avokati Andi Duraj.

Mbrojtja e Çilit në gjykatë ka zgjatur vetëm 35 minuta.