Pamje drithëruese dhe skandaloze nga Vlora, në treg njerëzit ‘si miza dheu’ pa asnjë masë mbrojtëse
Një pamje drithëruese, skandaloze vjen nga tregu në Vlorë.
Nuk i ngjan aspak as një dite normale, me njerëz që nuk kuptojnë se Shqipëria është prekur nga pandemia botërore dhe është shumë e rrezikuar nga koronavirusi.
Njerëz që janë ngjitur me njëri-tjetri, pa maska dhe doreza, grupe-grupe, vijojnë të blejnë produkte ushqimore, të pashqetësuar aspak nga ky virus.