Nesër ndryshon orari i lëvizjes, ja kur mund të dilni nga shtëpia

Nesër ndryshon orari i daljes nga shtëpia. Për fundjavën do të ketë vetëm një orar për të dalë nga shtëpia për të bërë pazaret dhe për të kryer nevojat e tjera imediate.

Nesër, ditë e shtunë do të jetë i lirë për të lëvizur vetëm orari 05:00 të mëngjesit deri në orën 13:00.

Kjo fashë do të jetë edhe për shitjen e ushqimeve, ilaçeve apo shërbimeve bankare, si edhe orari i punës së punonjësve të administratës.

“Nga nesër regjimi i lëvizjes ndryshon, sepse nuk kemi asnjë orë e jo më ditë për të humbur me edukimin e të pabindurve, të cilëve shumë shpejt do të detyrohemi t’ua kthejmë me të njëjtën monedhë, jo vetëm duke i ndëshkuar me gjobat e sanksionet në fuqi po edhe duke u ndërprerë çdo lloj ndihme e shërbimi shtetëror! thirrjet për mirëkuptimin e tyre po mbarojnë!

Nga nesër orari i lëvizjes do të jetë 05.00 – 13.00! ky do të jetë në vijim edhe orari i pikave të shitjes së ushqimeve, ilaçeve apo shërbimeve bankare, si edhe orari i punës së punonjësve të administratës.

 

 

Nga nesër në orën 13.00, gjatë gjithë ditës së dielë, deri të hënën në orën 05.00, do të jetë gjithçka e mbyllur, në të gjitha qendrat urbane të republikës së shqipërisë. në rrugë do të jenë vetëm forcat e policisë, ushtrisë, njësive kritike të shërbimeve shtetërore dhe atyre të kompanive mediatike!

 

kjo është luftë dhe armiku nuk po largohet, por po afrohet çdo minutë! prandaj mblidheni mendjen bashkë me mua që duhet të shtrëngojmë çdo ditë vidat e zinxhirëve mbrojtës, nëse nuk duam të na grijë si helmi mizat!” thotë Rama.