Në prill dhe maj do kuptojmë që po e mundim ose jo armikun! Prandaj miq durim
Kryeministri Rama paralajmëroi se numri i të infektuarve do të rritet deri në javën e parë të prillit, ndaj kërkoi zbatim të masave të caktuara për ngadalësimin e përhapjes së koronavirusit.
Pjesë nga deklarata e Ramës:
Në javën e ardhshme do të kemi më shumë të infektuar se këtë javë dhe në javën tjetër ende më shumë.
Asnjë panik se kësaj nuk i shmanget dot askush është kurba e përhapjes. Masat tona do na ndihmojmë që rritja e këtyre javëve kritike të jetë shumë më e ulët.
Dhe vetëm në javën e tretë, mes marsit dhe prillit do të kemi mundësinë të shohim ku kemi arritur ne dhe ku ka arritur armiku. Kjo jeta e re sapo ka nisur nuk është si stërvitje ushtarake në kohën e zborit kur na zgjonin me sirena dhe na nisnin për të luftuar armikun.
Kjo është një luftë e vërtetë, me një armik të vërtetë që ka sulmuar mbarë njerëzimin dhe ka aftësinë të godasë sistemet shëndetësore të çdo vendi pa asnjë dallim.
Fati i luftës, numri i të plagosurve dhe viktimave, varet nga çfarë do të bëjmë ne që të mbështesim njëri-tjetrin dhe sistemin shëndetësor.
Të gjithë jemi ushtarë me ushtrinë më të çuditshme të historisë së luftërave të njerëzimit që ka vetëm një lloj arme durimin. Sa më shumë të durosh aq më pak viktima do të ketë në javë.