Moti i keq pezullon lundrimin drejt Italisë: Anulohet nisja e tragetit Vlorë-Brindisi

Moti i keq në Vlorë ka pezulluar lundrimin detar drejt Italisë.

Trageti i linjës Vlorë-Brindisi ka anuluar nisjen që ishte parashikuar për pasditen e sotme.

Edhe mjetet e peshkimit janë njoftuar që të qëndrojnë në zonën e triportit, për shkak të dallgëve që arrijnë nga 6 deri 7 ballë.