Gjyqtarja e Sarandës Ketra Bajrami dha dorëheqjen pas shortimit për veting

Gjyqtarja e Gjykatë së Rrethit Sarandë Ketra Bajrami u dorëhoq vetëm pak javë pasi ishte njoftuar për fillimin e procesit të rivlerësimit ndaj saj.

Bajrami sipas vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i cili përfundoi rivlerësimin  për të dhe vendosi ndalimin për të qenë pjesë e institucioneve të drejtësisë për 15 vjet, kishte kërkuar fillimisht kohë shtesë për të plotësuar një formularë.

Sipas vendimit të trupës gjykuese të kryesuar nga Suela Zhegu, me anëtarë Genta Tafa (Bungo) dhe Olsi Komici, Bajrami kishte përcjellë fillimisht një raport shëndetësorë me të cilin kërkonte më shumë kohë për të plotësuar formularët e dërguar nga KPK, por disa ditë më vonë njoftoi Komisionin për dorëheqjen.

KPK bëri me dije se Bajramit i ndalohej përfshirja në institucionet e drejtësisë për 15 vjet.