Me koronavirus edhe një deputet i Kuvendit të Shqipërisë
Deputeti Adriatik Alimadhi ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Lajmi është konfirmuar nga vetë ai me anë të një postimi në Facebook.
Deputeti konfirmon se ka rezultuar pozitiv dhe së bashku me të edhe bashkëshortja e tij. Alimadhi shprehet se ka rezultuar me probleme në mushkri edhe pse tashmë gjendja e tij është disi e stabilizuar.
Ai i drejtohet kryeministrit Rama, pasi ka treguar të gjithë hapat që ai ka ndjekur së bashku me bashkëshorten, ndërsa thotë se janë duke u kujdesur për njëri-tjetrin dhe jo nga mjekët.