Kur përfundon karantina? Pipero jep lajmin që presim të gjithë

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero është shprehur se masat e dhëna nga qeveria do të zbuten në javën e tretë të muajit prill.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Pipero tha se sipas mendimit të tij, nëse janë zbatuar të gjithë rregullat e karantinë, valla e të infektuarve do të bjerë dhe se masat mund të zbuten.

Pjesë nga biseda

Fevziu:  Z. Blendi të lutem pyete doktor Piperon që sipas mendimit të tij personal kur mendon se mund të përfundojnë masat e marra të karantinës?

 

Pipero: Nëse qytetarët kanë respektuar urdhërat e qeverisë, nga fillimi i javës së tretë të prillit do fillojnë të zbuten, se kur do hiqen fare nuk e di. Fundi i javës së tretë fillimi i javës së tretë të prillit do fillojnë të zbuten shumë.