Koronavirusi prek Vlorën, konfirmohen 4 raste të reja

Me sa duket koronavirusi në Shqipëri do vazhdojë të fusë nën kthetra më shumë viktima.

Burime për ABC News kanë njoftuar se janë konfirmuar 4 raste me Covid -19 në qytetin e Vlorës.

Bëhet fjalë për 4 anëtarë të një familje, gjyshja 77 vjeçe, një 69 vjeçar, një grua 50 vjeç dhe një djalë 24 vjeç.

Dyshohet se 4 anëtarët e familjes janë infektuar nga djali tjetër i familjes i cili kishte ardhur nga Bergamo në datën 8 mars në Shqipëri.

Më pas djali është larguar nga Shqipëria në datën 20 mars në Gjermani. Mësohet se ai nuk ka shfaqur shenja gjatë qëndrimit në shtëpinë e tij në Vlorë.

Vlora i është shtuar kështu hartës së të infektuarve me koronavirus në Shqipëri.