VIDEO/ “Super Mario”, Butrinti fiton me spektakël ndaj Labërisë

Butrinti ia ka dal të dal me një fitore të merituar në ndeshjen më të rëndësishme të kësaj jave kundër Labërisë.

Një fitore spektakolare e sarandiotëve të cilët mposhtën në fushën e tyre një rival direkt për vendin e parë siç është Labëria.

Njeriu i ndeshjes ishte bomberi Mario Gurma, i cili po zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm me Butrintin.

Gurma shënoi që të dy golat e takimit duke i dhënë skuarës së tij një tre pikësh të artë.

Një sukses i merituar që e mban Butrintin në vendin e dytë në renditje me 31 pikë të grumbulluara, një pikë larg Maliqit në vendin e parë.

Ndeshja e radhës për Butrintit do të jetë sërish në Sarandë kundër Albpetrolot. /Sarandanews.com/