Pushuesit shqiptar dhe kosovar mbushin plazhet në Sarandë dhe Ksamil

Pushuesit kosovarë kanë mbushur këtë fundjavë plazhet shqiptare.

Ato shprehen të kënaqur me kushtet qe gjejnë atje, ndërkohë që nga ana tjetër ftojnë të gjithë shqiptarët e Kosovës të kalojnë pushimet në Shqipëti dhe të mos kenë frikë nga covid-19.

Plazhet në Sarandë dhe në Ksamil këtë të shtunë kanë qenë të mbushur plot, madje edhe më të shumtë se në fundjavat e kaluara.