I dyshuari me koronavirus në Gjirokastër, dalin përgjigjet e analizave
Mësohet se ai ishte kthyer nga Tirana në Gjirokastër pranë familjes, por kishte shfaqur shenja të ngjashme me koronavirusin, si kollë e thatë dhe dhimbje koke.
Deri më tani në qarkun Gjirokastër janë rreth 70 persona të vetëizoluar pasi kanë ardhur së fundi nga vendet që rezultojnë brenda zonës së kuqe.
Disa ditë më parë u dyshua si e prekur me Covid-19 edhe një infermiere nga Përmeti, por që më pas rezultoi negative.
Deri më tani s’ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus në Gjirokastër Harta e shtrirjes së Covid-19 është stopuar për momentin deri në Fier.